“Kush mundi, zaptoi një copë tokë”, Vangjeli: Beteja për pronat shkatërroi gjithçka
Analisti Lorenc Vangjeli komentoi gjetjet e Barometrit në Euroneës Albania lidhur me perceptimin e qytetarëve mbi spektrin politik të majtë e të djathtë.
Të pyetur mbi partitë kryesore dhe liderët e tyre, të dhënat nga përgjigjet e qytetarëve tregojnë se liderët dhe partitë perceptohen të zhvendosur në ekstreme ne dy vitet e fundit.
Sipas Vangjelit, gjithë debatin politike të viteve të fundit, përmblidhte në 3-4 tema që i mbivendosen njëra-tjetrës dhe nuk ka një ndarje të qartë. Vangjeli solli në vëmendje çështjen e pronave, që siç tha nuk u zgjidh as nga e majta dhe as nga e djathta ndër vite, duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor dhe ekonomik për vendin.
“Çfarë ndodhi, gjithkush ku mundi zaptoi një copë tokë dhe qasja që patën të dyja palët, gara mes tyre nuk kishte të bënte me zgjidhjen ndaj problemit, por mënyra e qasjes ndaj tyre për t’i kthyer në votues, gjithë kjo betejë ka sjell një dëm aq të jashtëzakonshëm, në ambient dhe në frenimin e ekonomisë shqiptare. Legalizimi i kësaj toke të blerë me qindarka me çmimin e tregut është grabitje”, tha Vangjeli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë