Transportonte emigrantë dhe nuk i ndaloi Policisë, arrestohet 44-vjeçari në Korçë
Një 44-vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e Policisë, pasi transportonte emigrantë me automjetin e tij për kalim të paligjshëm të kufirit.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të 44-vjeçarit, një 26-vjeçari.
Po ashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “BMW” që 44-vjeçari përdorte dhe një sasi parash që dyshohet se buronin nga aktiviteti kriminal.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 27”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve.
Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte gjatë natës, 5 emigrantë, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të 44-vjeçarit, pasagjer në këtë automjet.
Sekuestrohen automjeti tip “BMW”, një celular dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transporimit të emigrantëve nga Vendet e Treta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 27”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi E. P., 44 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. S., 26 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë natës, në dalje të Pogradecit, i është bërë shenjë për ndalim, automjetit që drejtonte 44-vjeçari. Ai nuk i është bindur urdhrit, por ka vazhduar lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e automjetit, në fshatin Qukës, Librazhd, dhe kanë arrestuar shtetasin E. P., ndërsa shtetasi Xh. S. (pasagjer në këtë automjet), duke përfituar nga errësira, është larguar. Vijon puna për kapjen e tij.
Në automjetin tip “BMË” që drejtonte i arrestuari, ishin 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh