SHBA i shet Turqisë 40 ‘F-16’pas ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO

28 Janar 2024 | 13:52

Qeveria amerikane ka aprovuar shitjen për 23 miliardë dollarë të 40 avionëve luftarakë “F-16” Turqisë, një lëvizje kjo e vonuar pasi Ankaraja ratifikoi anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Marrëveshja parashikon edhe pajisje modernizimi për 79 avionë ekzistues turq të llojit “F-16”. Departamenti i Shtetit i bëri të ditur Kongresit se ka aprovuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve “F-35” Greqisë, me vlerë 8.6 miliardë.

Turqia e ratifikoi anëtarësimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një vit vonesë, situatë që krijoi tensione në radhët e Aleancës.

Ankaraja e bëri për herë të parë kërkesën për avionët në vitin 2021, por refuzimi për t’i lejuar aksesin në organizatë vendit nordik futi në ngërç procesin.

Turqia ishte e shqetësuar për mbështetjen e pretenduar të Suedisë për separatistët kurdë. Por ligjvënësit turq e ratifikuan protokollin e anëtarësimit këtë javë dhe presidenti Erdogan hodhi firmën mbi të.

Menjëherë më pas, presidenti amerikan Joe Biden dha dritën e gjelbër që shitja e “F-16-ave” të bëhej pa asnjë vonesë.

Tani, Hungaria është anëtarja e vetme e NATO-s që duhet ende të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë, edhe pse së fundmi ka pasur sinjale pozitive.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të 2022-shit rriti peshën e rëndësisë së Turqisë si mburojë në rajonin e detit të Zi.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara aprovuan transferimin në Ukrainë të avionëve “F-16”, nga Danimarka dhe Holanda, sapo pilotët ukrainas të kishin përfunduar stërvitjen për përdorimin e tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026