Mungesa e punëtorëve në bujqësi/ Fermeri nga Elbasani: Po punoj vetëm me familjen
Bujqësia po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke bërë që pasojat ti vuajnë fermerët të cilët kanë investuar në sipërfaqe të mëdha me sera.
Gëzim Hysa është kthyer nga emigrimi dhe ka blerë sipërfaqë të mëdha tokash në fshatin Bujqës në Elbasan. Ai ka investuar në sera, dhe punën duhet ta bëjë vetë pasi nuk ka punëtorë.
“Kemi kohë që jemi kthyer nga emigrimi, e kemi nis me pak sipërfaqe tek rreth 1 dylym. Por mora iniciativën që ta shtoj sipërfaqen. Por kemi probleme të tjera që shfaqen këtu në Shqipëri, sepse nuk e parashikum këtë gjë që do arrinte kështu. Për fuqi punëtorë flitet, nuk ka fare, bashkë me familjen punoj, edhe duke e shtuar jam e kam marrë guximin, por nuk ka punëtorë. Sot e kam lakër, lakra nuk do shumë punë, po kur të filloj domatja, speci kur është vjelja malli do njerëz. Sepse bëhet baltë dhe nuk arrin dot ta vjelësh”,-tha Gëzim Hysa.
Tregu me gjithë luhatjet e tij duket i mirë dhe mbështetja nga Ministria e Bujqësisë po ashtu. Por problem gjithashtu për fermerët që investojnë në sera përbën TVSH e plastmasit i cili ka kohën e tij të konsumit.
“Kemi dhe probleme të tjera që ndikojnë tek aksizat e plastmasit, sepse është me TVSH me aksizë që gjithë bota nuk e ka vetëm te ne në Shqipëri, ndodhin këto gjëra. Që na kushtojnë, ja është bërë sera tjetër dhe vete shumë shtrenjtë, duhet të marrim diçka mbrapsht kompensim”,-u përgjigj fermeri.
Ndryshe nga qindra fshatra të Shqipërisë, Jagodina e Bujqësi i Elbasanit nuk është braktisur. Në këto zona, shumica e fermerëve kanë investuar në sera dhe prodhimi cilësor shkon i gjithi për eksport.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta