“Fitore për studentët”, juristi: Kuvendi do të miratojë afatin kohor prej 3 vitesh
Avokati Jordan Daci, ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur për ligjin për studentët e mjekësisë. Kuvendi ka kërkuar që pas studimeve studentët të punojnë në Shqipëri për 5 vite.
Pas protesta të zhvilluara dhe bojkotit të mësimit për një periudhë kohe studentët e çuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Daci e quajti fitore morale të studentëve faktin që Gjykata Kushtetuese, e “rrëzoi” këtë projektligj, por ai shtoi se ky projektligj mund të pranohet me ndryshimet që ka kërkuar Kushtetuesja.
“Në aspektin moral padyshim është një fitore për studentët, pasi insistimi i tyre nuk mund të neglizhohet. Në aspektin ligjor pastaj, Gjykata Kushtetuese, e ka cilësuar të ligjshëm edhe qëllimin edhe mënyrën se si ka menduar qeveria të ndërhyjë.
Ajo që gjykata ka konsideruar jopropocionale, është se afati 5 vjeçar nuk është i sugjeruar, por i ka kërkuar Kuvendit që ta rishikojë. Me gjasë nuk do mund të kalojë gjysmën e afatit, që i bie që Kuvendi mund të japë maksimumi deri në 3 vite dhe jo 5. Sa i përket asaj terminologjisë së paqartë të nenit 6, sa i takon periudhës së pritjes, është një gjë e mirë, pasi me shumë mundësi edhe kjo do të quhet pjesë e shërbimit në vend”,-tha Jordan Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)