Aksidenti i rëndë në Lezhë-Milot, ndërron jetë një nga të plagosurit
Ka ndërruar jetë një nga pasagjerët që ndodhej në automjetin tip “Volkswagen”, i cili u përplas me një kamion në aksin Lezhë-Milot.
Shtetasi 80-vjeçar me inicialet, I. D., nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur dhe 3 persona të tjerë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet