Britania kufizon cigaret ‘Vapes’, Sunak: Masa, për reduktimin e përdorimit

29 Janar 2024 | 17:00

Qeveria në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se cigaret elektrike do të ndalohen në kuadër të një plani për të frenuar numrin në rritje të të rinjve që i përdorin ato.

Masat do të prezantohen edhe për të parandaluar që cigaret elektrike, të njohura si “Vapes”, t’u shiten fëmijëve nëpër dyqane dhe markete.

Shifra të publikuara nga shoqata Aksioni ndaj Duhanit dhe Shëndeti sugjerojnë se 7.6 për qind e fëmijëve të grupmoshës nga 11 në 17 vjeç konsumojnë rregullisht ose rastësisht cigaret elektrike, duke ardhur në rritje nga kuota prej 4.1 % që ishte në 2020-n.

Ndalimi pritet të zbatohet në mbarë Britaninë e Madhe, ku shitja e “Vapes” për fëmijët nën moshën 18 vjeç është e ndaluar, por ku shitja e tyre me përmasa më të vogla dhe me paketa shumëngjyrëshe kanë ndikuar në rritjen alarmante të përdorimit nga të rinjtë.

Duke njoftuar planin ditën e hënë, kryeministri Rishi Sunak deklaroi se është e drejtë të ndërmerret një aksion i fortë për të ndaluar cigaret tek fëmijët.

“Fëmijët nuk duhet të konsumojnë cigare të tilla. Nuk duam që ata të bëhen vartës dhe ende nuk e dimë me saktësi impaktin e tyre tek shëndeti”, tha Sunak.

Kreu i qeverisë sugjeroi se propozimet e bëra vendosin balancën e duhur mes kufizimit të aksesit të fëmijëve tek këto lloj cigaresh dhe lejimit të aksesit për duhanpirësit në moshë të madhe, që përpiqen të lënë duhanin.

Sipas Sistemit Shëndetësor Britanik, cigaret e stilit “vapes” janë më pak të dëmshme se duhani tradicional, por nuk qarkullojnë aq gjatë në treg sa të njihen rreziqet e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026