Kontrollonte shpërndarjen e kokainës në Strugë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari

30 Janar 2024 | 11:51

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në Strugë, është arrestuar këtë të martë në aeroportin e Rinasit.

I riu u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas akuzohet se gjatë vitit 2023, ka qenë njëri nga organizatorët e një grupi kriminal në Strugë, me aktivitet prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis.

Lënda narkotike blihej nga bashkëpunëtorët e 32-vjeçarit dhe më pas shitej në Strugë, kryesisht në vende të përcaktuara.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje, për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Shqipëria, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacionin policor të koduar “Exit”. Gjatë këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Shkupit, u kap në tentativë për të dalë nga Republika e Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Maqedoninë e Veriut, shtetasi: V. E., 32 vjeç, lindur dhe banues në Strugë, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Zyra e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në MV, me vendimin e datës 20.12.2023, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026