Vrasja e 32-vjeçares, e njohura jep detaje: Ishin të ndarë, donte t’i merrte vajzën
Vrasja e 32-vjeçares Suela Saliaj, nga bashkëshorti i saj Renato Muhaj, ka tronditur banorët e fshatit Ngraçan në Mallakastër, ku e ndjera ka kaluar fëmijërinë e saj.
Me lot në sy një banore e fshatit tregon njohjen me të ndjerën dhe familjarët e saj.
Ajo tha për kamerat se 32-vjeçarja ishte rritur së bashku me vajzat e saj dhe lidhjet i kishin mbajtur ende në rrjete sociale.
Sipas saj 32-vjeçarja kishte më shumë se 1 vit që ishte ndarë me bashkëshortin dhe kishte hequr të gjitha fotot me të në Instagram.
Gruaja aludon se konflikti mund të ketë lindur për vazjën pas ndarjes.
“Jemi ndjerë shuëm keq, kam qarë. Bile vajza ka hedhur dhe një foto në Instagram, ajo ma dha lajmin. Pastaj mora dhe një shoqen time për t’u siguruar se nuk më besohej. Janë rritur bashkë me vajzat e mia dhe kanë vijuar të mbajnë kontakte në rrjete sociale. Për pjesën e marrëdhënies me bashkëshortin nuk e di. Por vajza më tha se kishte më shumë se 1 vit që i kishte hequr fotot me burrin dhe mendoj që mund të jetë ndarë. Punonte në bankë, ishte vajzë shumë e mirë dhe kishte marrë certifikata të ndryshme. Ai si duket ka vajtur të marrë vajzën”, tha një banore e fshatit Ngraçan.
Babai i Suela Salaj ka qenë infermier në fshat dhe emigroi në SHBA përmes lotarisë amerikane, thonë banorët.
E reja u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Renato Muhaj, i cili më herët kishte plagosur dhe prindërit e tij.
Policia amerikane njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës në shtetin e Floridas.
Pas vrasjes autori rrëmbeu të bijën, por u lokalizua nga policia përmes telefonit celular, e cila e arrestoi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë
- 21:45 “E pa që me të mirë këta nuk marrin vesh”, Mulaj: Trump i tregoi Europës se duhet të mbrojë veten
- 21:31 Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme
- 21:30 Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës