Nënkryetarja e Leposaviçit konsumoi drogë në zyrë. Gazetari zbulon detaje…
Gazetari Venhar Isufi ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar një video e cila qarkulloi mbrëmjen e djeshme në mediat e Kosovës, ku dukej nënkryetarja e komunës së Leposaviçit, Dragana Miletiç, teksa konsumonte drogë brenda ambienteve të komunës.
Gazetari tha se përveç shkarkimit të nënkryetares, tashmë po hetohet edhe për zbardhjen e gjithë ngjarjes pasi ka dyshime se edhe punonjës të tjerë kanë qenë të përfshirë.
“Në fakt nënkryetarja e komunës së Laposaviçit, është zënë duke përdorur lëndë narkotike, kokainë apo lëndë të tjera. Ajo është shkarkuar nga detyra, por ka dyshime se edhe zyrtarët të tjerë që vijnë nga komuniteti serb mund të jenë të përfshirë në këtë vepër penale, për të përdorur lëndë narkotike në ambientet e komunës së Leposaviçit.
Bëhet fjalë për punonjës. Këto mund të jenë tendenca për ta vendosur kryetarin në pozita të palakueshme, pas gjithë atyre vendimeve që ka marrë duke punuar në komunën e Leposaviçit. Për këtë arsye hetuesit e departamentit për narkotikët janë duke punuar intensivisht për të zbardhur të gjithë rastin”,-tha gazetari Venhar Isufi.
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit
- 18:08 Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington