Gazetari: Graniti dhe Naimi bënë prova me armë në oborr para vrasjes së Liridonës
Gazetari Igli Çelemta tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Liridonës.
Ai tha se personi nga i cili është marrë arma e krimit, ka thënë se atë ia ka kërkuar Naim Murseli dhe se ai së bashku me Granit Plavën, ekzekutuesin e Liridonës, kanë bërë prova me pistoletën në banesën e tij.
“Po të shikojmë dëshminë e personit të cilit i është blerë arma e krimit, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, Tom Dodaj, ka deklaruar se armën ia ka kërkuar Naim Murseli. sipas tij Naimi dhe Granit Plava, kanë bërë prova me armën në oborrin e shtëpisë së tij.
Doda ka thënë se armën ia kishte blerë disa shqiptarëve para 5 vitesh në Gjakovë. Dëshmia e Granit Plavës me dëshminë e Tom Dodës ka përputhje, ndërsa Naim Murseli ka dëshmuar se armën ia ka kërkuar Graniti”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës