Kishin dështuar që nga fillimi i luftës, rusët marrin qytetin strategjik në Ukrainë
Pas muajsh të tërë luftë, grupe të vogla trupash ruse kanë hyrë në qytetin e dëmtuar lindor të Ukrainës, Avdivka. Avdivka përmban një kalim të rëndësishëm drejt qytetit të Donjeckut. Të gjitha tentativat e ushtarëve rusë për të hyrë atje kishin dështuar, të paktën deri tani.
Civilët e mbetur janë detyruar të largohen nga qyteti, teksa trupat vendase përpiqen të zmbrapsin sulmin. Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron po viziton Suedinë për bisedime mbi të ardhmen e sigurisë evropiane.
“Kostoja, kostoja reale e një fitoreje afatgjatë apo afatshkurtër ruse është shumë e lartë për të gjithë ne. Për këtë arsye duhet të vendosim veten në një situatë ku duhet të mbështesim Ukrainën gjatë këtij viti dhe në vitet në vazhdim. Me çfarëdo që të duhet dhe cilado qoftë kostoja”, deklaroi Macron nga Suedia.
Ndërkohë, Zvicra ka dërguar 9 tanke “Leopard 2” në Gjermani. Në bazë të marrëveshjes, Gjermania nuk mund t’i transferojë tanket në Ukrainë, por një pjesë e tyre do të përdoren nga pjesa aktive e ushtrisë gjermane. Ministria zvicerane e Mbrojtjes deklaroi se me këtë lëvizje Zvicra po bën pjesën e saj për garantimin e sigurisë në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve