Marshojnë drejt Parisit| Protestat e fermerëve, bllokojnë autostradat në Francë

31 Janar 2024 | 17:05

Fermerët bllokuan akset rrugore teksa u drejtuan për në Paris për të protestuar kundër rregullave të qeverisë. Ata kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të heqin bllokadën në autostradën për në aeroportin “Charles de Gaulle”. Synimi është t’i bëjnë presion qeverisë për industrinë, që është tronditur nga lufta në Ukrainë.

“Premtime dhe fjalë, asnjë vendim. Ne po presim për vendime konkrete dhe në bazë të tyre do të vendosim nëse bllokadat do të hiqen”, tha një burrë.

“Do të marshojmë në Paris po të jetë e nevojshme, por do të bllokojmë edhe rrugët kombëtare. Me ka mjafton, se mua nuk më intereson Champs Elysees”, u shpreh një grua.

Kryeministri Gabriel Attal tha se do t’i dëgjojë protestuesit.

“Natyrisht, ne kemi vepruar për të siguruar sovranitetin agrikulturor të vendit tonë. E them solemnisht këtu, se duhet të ketë një përjashtim për fermerët francezë. Jam i qartë për këtë përballë standardeve që sa vijnë e shtohen dhe vendimeve që vijnë nga lartë dhe që kush e di nga vijnë. Ne do të jemi aty, pa asnjë ambiguitet”, tha kryeministri i Francës, Gabriel Attal.

Bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare po dëmton kompanitë spanjolle dhe portugeze të transportit, duke vonuar eksportin e produkteve të tyre.

“Çdo ditë, thuajse 12 mijë kamionë kalojnë përmes kufirin La Hunkuera dhe rreth 10 mijë përmes Irunit. Për ne, Franca përveçse është një destinacion është dhe një vend tranzit”, tha Julio Villaescusa, president i Federatës Spanjolle të Transporteve.

Edhe fermerët belgë vazhduan me bllokimin e rrugëve, përfshirë atë të rëndësishme E19, që të çon në Bruksel. Ata thanë se do të qëndrojnë në rrugë derisa qeveria të përmbushë kërkesat e tyre.

Me ta u bashkuan homologët italianë, që u mblodhën për të tretën ditë rresht me traktorët që bllokuan një autostradë pranë Romës.

Fermerët po protestojnë në mënyrë paqësore kundër politikave të BE-së për agrikulturën, rritjen e kostove, të taksave dhe rënien e të ardhurave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që droguan dhe abuzuan seksualisht me gra në rrethet e tyre....
21:50 | 02/07/2026