Gërreu shtratin e lumit Mat, shpallet në kërkim 48-vjeçari. Sekuestrohen 5 kamionë

1 Shkurt 2024 | 14:44

Administratori i një kompanie për përpunimin e interteve është shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit këtë të enjte.

Sipas uniformave blu, 6 mjete të rënda të kompanisë që administrohej nga 48-vjeçari janë ndaluar duke gërryer shtratin e lumit Mat, për të përfituar interte.

Policia ka 6 mjete të rënda (5 kamionë dhe 1 ekskavator) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve 24/7, të mbështetura të puna e inteligjencës policore dhe që kryhen në të gjithë territorin e rrethit, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ata të Drejtorisë së Përgjithshme të IKMT-së, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “River Cries 2”.

Gjatë natës, në afërsi të lumit Mat, u gjetën 5 kamionë dhe 1 ekskavator, me të cilat gërryhej shtrati i këtij lumi dhe transportoheshin inertet e përfituara ilegalisht.

Në vijim të veprimeve procedurale u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, shtetasi P. K., 48 vjeç, banues në Laç. Vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026