Dyfishohen shpenzimet për të papunët, 21 mijë punëkërkues më shumë në sistem, 175 mln lekë nga buxheti

23 Mars 2021 | 16:31

Numri i individëve që humbën punën në krizën e pandemisë COVID-19 llogaritet të jetë rreth 40 mijë, çka automatikisht rriti edhe numrin e punëkërkuesve të regjistruar, në 91 500 individë në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Efektet e krizës u zgjatën edhe përgjatë dy muajve të parë të vitit, teksa shpenzimet nga buxheti i shtetit për pagesën e papunësisë u dyfishuan, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për periudhën janar-shkurt të këtij vit u shpenzuan 175 milionë lekë për pagesën e papunësisë, nga 87 mln lekë që u paguan përgjatë 2-mujorit të parë të 2020-ës, dhe kjo shumë e paguar është 2-fish më e lartë edhe në raport me parashikimet buxhetore, pasi për këtë zë ishin planifikuar vetëm 88 mln lekë.

Sektorë të shërbimeve janë ata që vuajnë pasojat e papunësisë, ndërsa në mungesë të paketave të mëtejshme financiare, qeveria vuri në dispozicion programe punësimi, 4, 8 dhe 12-mujore, duke marrë përsipër subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore në masën 100 për qind për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes, ndërsa ofron edhe pagën minimale për dy programet e para.

Pagesa e papunësisë në vitin 2020 ishte sa 50% e pagës minimale në vend, ose 13 mijë lekë, por me një vendim të fundit të qeverisë kjo shifër është dyfishuar deri në përfundim të pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026