Barcelona ia del ndaj Osasunës, por Atletico e parakalon në tabelë
Një gol i Vitor Roque i ka mjaftuar Barcelonës për tu rikthyer tek fitorja, ndërsa kundërshtari i radhës ishte Osasuna.
Blaugranët luanin në shtëpi një përballje ndaj një kundërshtari të renditur në mesin e tabelës, por e patën sërish të vështirë, kjo dhe për shkak të formës që ekipi i Xavit po kalon.
Një pjesë e parë e dominuar me qarkullim të dendur të topit, por pa mundur të gjejë golin, ndërsa në pjesën e dytë katalanasit shtuan sulmet, ndërsa shpërdoruan disa raste. Në minutën e 62’ pjesë e sfidës u bë dhe braziliani Roque, ku vetëm 1 minutë më pas gjeti golin për Barcelonën, duke i dhënë 3 pikë të tijve.
Pavarësisht kësaj fitore, Barcelona zbret në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit, duke u parakaluar nga Atletiko e Madridit. Los Colchoneros bënë detyrën ndaj Rayo Vallecano, duke e mposhtur këtë të fundit 2-1. Ndeshja ishte thuajse e barabartë në nivel loje mes ekipeve, por me Altetikon më pragmatiste. Goli i parë u shënua në minutën e 35’ me Reinildon, ndërsa Garcia do të barazonte po gjatë kësaj pjese.
9 minuta para fundit Atletiko kaloi në avantazh me Depayn, por sistemi VAR anulloi golin për pozicion të parregullt, por holandezi do të shfaqej sërish në të 90ën duke realizuar e vulosur fitoren 2-1. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe e 15-ta për Colchoneros në La Liga këtë sezon, që ngjiten në vendin e tretë, pas Gironas dhe Realit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës