Qentë endacakë rrezik për qytetarët në Vlorë, shoqatat kërkojnë sterilizimin e tyre
Qentë endacakë janë kthyer në shqetësim të përditshëm për banorët e Vlorës, të cilët përballen çdo ditë me agresivitetin e tyre.
Mungesa e politikave për sterilizim të tyre gjatë kohës së shumimit ka sjellë anomali të shtuar në këtë drejtim.
Orët e mbrëmjes janë ato më të vështirat, ku shpesh banorët përballen me agresionin e qenve të rrugës.
“Qentë këtu s’i kanë vaksinuar kurrë, kjo është anormale, nuk ka shtet”, tha një prej qytetarëve.
Mungesa e politikave të mirëfillta për kafshët në situatë rruge dhe veçanërisht qentë ngrihet edhe nga organizatat me në fokus kafshët.
Sipas Liljana Breshanit, aktiviste e shoqërisë civile dhe drejtoresha e organizatës të mbrojtjes së kafshëve endacake, shumimi i qenve endackaë bën që shumica e tyre të jenë kërcënim për qytetarët.
“Kjo është një pasojë aktuale që ne të gjithë po e prekim, disa edhe po e vuajnë me agresivitet të tyre, por kjo pasojë e ka një shkak, për janë disa shkaqe të ndryshme, shkaku i parë është mbartja e problematikës nga e kaluara, shkaku tjetër është mungesa e politikave nga pushteti vendor i cili nuk e ka pasur fare në focus këtë lloj kategorie. Ka një shtim sepse mungesa e politikave sjell këtë gjë, një fakt, nqs një cift qensh nuk sterilizohet për 6 vjet, ata Brenda 6 vjetëve do të sjellin 67 mijë qen prezent në qytet, propabiliteti është një propozion gjeometrik dhe është i frikshëm”, tha Liljana Breshani, drejtoresha e Organizatës së Mbrojtjes së Kafshëve Endacakë.
Sipas Breshanit, zgjidhja është e thjeshtë por nuk ka iniciativa nga pushteti vendor për të përmirësuar situatën në qytet.
“Shkojnë ankohen në Bashki dhe thonë, përse nuk e hapni strehën? Strehat kanë kosto. A kemi ne mundësi si Bashki kur kemi kaq shumë njerëz në nevojë që marrin përkrahje sociale, që janë ende pa shtëpi, të ketë lluks ky qytet për të bërë strehën e madhe. Nuk mund të ndërtohet një strehë në një qytet të Shqipërisë nqs nuk janë ndërtuar strehat e kafshëve në të gjitha rrethet e Rep.e Shqipërisë”, tha Breshani.
Aktualisht, bashkia e Vlorës nuk ka parashikuar një fond dedikuar sterilizimit duke e lënë situatën të paadresuar për zgjidhje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rreziku nga qentë endacakë, me dhjetëra të pa vaksinuar në rrugët e Elbasanit
- Strehëz për qentë endacakë, Veliaj: Qendra ofron kujdes mjekësor dhe vaksinim
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng