Manjani-Nokës: Do hysh në zgjedhje me 1 këmbë e do humbësh, s’bën kush luftë për ju
Ish-ministri Ylli Manjani i tha deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Nokës, se ai do të futet në zgjedhje, pavarësisht thirrjeve të tij se s’mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër.
Ndërsa debatonin në studion e “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania Manjani i tha Nokës se shumica e shqiptarëve, që janë kundër Edi Ramës duan zgjedhje e jo luftë, ndaj ai ka për t’u futur në zgjedhje “me një këmbë”.
“Shqiptarët që nuk e duan qeverinë janë shumë, por nuk janë gati të hynë në luftë. Me ça do e bësh luftën ti zotëri? Ti do bëhesh gati për zgjedhje, sepse do hysh në zgjedhje me një këmbë si ke hyrë gjithmonë, do humbësh dhe do thuash na kanë vjedhur zgjedhjet.
Kjo është më e pandershme. shqiptarët që duan zgjedhje janë më shumë, kjo është e provuar e stërprovuar dhe në këtë pikë Flamur ti nuk mund të jesh monopoli i opozitës. Nëse do të jesh monopoli i opozitës duhet t’i përgjigjesh të gjitha shtresave sociale. Shumica duan zgjedhje, normalitet, alternativ, përfaqësim”,-tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)