20 milionë të prekur me kancer në 2022, OBSH: Në 2050 do të jenë 35 mln raste 

2 Shkurt 2024 | 17:21

20 milion raste të reja me kancer janë identifikuar përgjatë vitit 2022 në të gjithë botën, ndërsa 9,7 milion persona kanë ndërruar jetë.

Të dhënat bëhen publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila vlerëson se 1 në 5 perosna zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre, ndërsa afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje.

Kanceri i mushkërive zë vendin e parë në mbarë botën me 2.5 milionë raste të reja, pasuar nga Kanceri i gjirit tek femrat me 2.3 milionë raste, kanceri kolorektal, ai i prostatës dhe kanceri i stomakut.

Sa i takon vdekjeve, Kanceri i mushkërive është i pari me 1.8 milionë fatalitete, i ndjekur nga kanceri kolorektal, ai i mëlçisë, i gjirit dhe kanceri i stomakut.

Ekspertët kanë evidentuar se për gratë, kanceri më i përhapur dhe shkaku kryesor i vdekjes ishte kanceri i gjirit, ndërsa për burrat kanceri i mushkërive.

Vlerësimet e reja të Observatorit Global të Kancerit tregojnë se 10 lloje të kancerit përbënin rreth 2/3 e rasteve dhe vdekjeve të reja globalisht.

Por parashikimet e ekspertëve të shëndetësisë Botërore flasin për rritje me 77% të rasteve me kancer në 2050, ku mendohet se do të jenë mbi 35 milionë raste të reja me kancer.

Kjo rritje e rasteve sipas ekspertëve lidhet me plakjen dhe rritjen e popullsisë, si dhe ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut, nga të cilat disa lidhen me zhvillimin social-ekonomik. Duhani, alkooli, obeziteti dhe ndotja e ajrit janë faktorët kryesorë për rritjen e incidencës së kancerit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026