Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare profesori Rudolf Deliana, ikonë e arsimit
Rudolf Deliana, profesori i gjuhës shqipe, pasardhës i Kostandin Kristoforidhit është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare ditën e sotme në Elbasan.
I njohur për aktivizimin e tij mediatik dhe në mbrojtje të gjuhës sa ishte gjallë, profesori, ish nxënës i Normales së Elbasanit ka folur shpesh për rëndësinë e kësaj shkolle. “Arsimin shqiptar, Elbasani e ka bërë shqiptar” ka thënë shpesh në intervista profesori sa ishte gjallë.
“Duhet të punoni, asgjë nuk del lehtë sot. Populli thotë puna nuk bëhet shpejt, por ngadalë ngadalë dhe mirë. Duhet që nxënësit të rrisin vullnetin për punë. Të përpiqen të shfrytëzojnë cdo gjë të mundshme” ka qenë mesazhi i tij për mësuesit.
Drejtoi deri në fund të jetës shoqatën “Normalisti” në Elbasan, dhe u përpoq përherë për gjuhën dhe rrënjët e saj. Eci gjithë kohën në gjurmët e parardhësve të vet.
Kostandin Kristoforidhi është një nga figurat qendrore të Rilindjes Kombëtare shqiptare që edhe pse u largua që i vogël nga Elbasani, punën e tij për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe e vazhdoi edhe jashtë. Gjithë jetën kontribuoi si profesor për brezat e tij. Ndarja e tij nga jeta, është një trishtim dhe dhimbje jo vetëm për familjarët, por edhe për gjithë arsimin shqiptar. Rudolf Deliana iku nga kjo jetë duke lënë pas imazhin e një njeriu të përsosur që mbetet shembull frymëzimi për të gjithë.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.