Çeka: Demokratët vetëdeklarohen, s’ke pse t’i pyesësh për kë votuan. Socialistët…

2 Shkurt 2024 | 21:30

Blendi Çeka nga MRB Data Centrum tha në “Barometri” në Euronews Albania se sipas sondazhit 40.9% e socialistëve shprehen se partia që ata mbështesin e di që ata votojnë për të, ndërsa nga ana tjetër 57.4% e demokratëve pohojnë të njëjtën gjë për partinë që ata mbështesin.

Duke komentuar se përse shifra e demokratëve është më e lartë, ndërkohë që Partia Socialiste ka më shumë instrumente për të mbledhur të dhënat, Çeka tha se vertët PS ka më shumë instrumente, por demokratët në përgjithësi vetë deklarohen për preferencat e tyre në politik.

“Në përgjithësi votuesit demokrat, ata që votojnë Partinë Demokratike, në kohë jashtëzakonisht të shkurtër e identifikojnë veten e tyre pa pasur nevojë t’i pyesësh. Është një përmasë e vetes përtej çfarë bën e kush je, është edhe pjesa që është votues i Partisë Demokratike.

Po përpiqem të tregoj se pse ndoshta edhe pse Partia Socialiste është shumë më e organizuar nga pikëpamja të dhënave të votuesve të saj, votuesit socialist e perceptohen më ulët këtë lloj identifikimi nga ana e partisë përtej gjithë diskutimit për patronazhistët”,-tha Çeka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025