“Jemi votues pa kulturë demokratike”, Keta: Shqiptarët gënjejnë për votën
Pedagogia Majlinda Keta tha se shqiptarët gënjejnë kur bëhet fjalë për votën. E ftuar te “Barometri” ajo tha se ne jemi ende votues pa kulturë demokratike, pasi e kemi më të lehtë të flasim për tjetrin se të japim qasjen tonë.
Gjithashtu ajo tha se në Shqipëri janë të paktë ata që lexojnë programin apo njohin kandidatin.
“Nuk mendoj se edukimi i votuesit shqiptar, fraksionin me kulturë të tillë të orientimit drejt me programin e partisë, e për më tepër njohjen e kandidatit. Sot kryetarët e partive janë Zeusa të listave që përpilohen dhe ato janë si një “telebingo”, që shkojnë e votojnë duke u bindur. Edhe studentët kur bëjmë zgjedhjet për president, ata nuk lexojnë për kandidatit për dekan apo rektor të tyre.
Ne mbetemi një votues pa kulturën e duhur demokratike brenda vetes. Ne e kemi të lehtë të shprehemi për perceptimin për tjetër. Kam idenë se po të bëhet ky pyetësor për qëndrimin e vetvetes, për qëndrimin individual, do jetë shumë interesante.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon