“Kemi ujqërit përpara, por SPAK merret me gjurmën”, Rumano: Ka ulur standardet

3 Shkurt 2024 | 12:04

“Kemi ujqërit përpara, por SPAK-u merret me gjurmën”, kështu tha avokati Gentian Rumano i cili ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania.

Ai nuk i kurseu kritikat për SPAK-un teksa tha se prokuroria e ka ulur standardin sa i përket provave dhe dërgon në gjykatë çështje vetëm me indice, pa pasur prova konkrete.

“Ne kemi kohë që reklamojmë defektin e prokurorisë në hetime që nuk janë të mjaftueshme sa i takon dërgimit të çështjes në Gjykim . Kjo është konstatuar në dosjen e zotit Dako. Por në vlerësimin tim, këto nuk duhet të shërbenin për kthimin e dosjes për plotësim të hetimeve, por për pushimin e çështjes. Nuk kanë prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat që ata kanë ngritur.

Akuzat që ata ngrenë unë s’e kuptojë pse duhet të merren me akuza për fakte penale që kanë ndodhur para shumë viteve. Ne kemi ujqërit përpara ata merren me gjurmët e viteve x. Nuk i duhet dhënë ky publicitet.

Duke arrestuar një person për kryerjen e një vepre penale, ti ngushton veten në kryerjen e hetimeve. Ti duhet të qëndrosh konciz brenda afatit të paraburgimit që ka në dispozicion prokuroria., Për shkak të afateve të ngushta, prokuroria nxiton dhe nuk realizon hetimet. Ka dosje që janë skandaloze për sa i përket mënyrës së të provuarit nga ana e prokurorisë. Prokuroria e ka ulur standardin e saj sa i përket provave, e ka çuar vetëm në indicie. Dërgon ne gjykatë çështje vetëm me indicie, jo me prova. Kjo është shumë e rrezikshme”,-tha Gentian Rumano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026