“SPAK është në vështirësi”, Beçi: Kritikat dhe lëvdatat e dëmtojnë objektivitetin

3 Shkurt 2024 | 11:10

Ish-prokurori Eugen Beçi ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania ku tha se puna e SPAK-ut është vështirësuar shumë kohët e fundit.

Ai tha se si kritikat e shumta nga një krah politik ashtu edhe lëvdatat nga krahu tjetër ndikojnë dhe ushtrojnë presion te prokurorët, gjë që mund të ndikojë në objektivitetin e tyre.

“Puna e Prokurorisë së Posaçme dhe e Gjykatës së Posaçme në këto kohë është shumë e vështirë. Është bërë shumë e vështirë, pasi kemi dy krahë politik ku njëri po e sulmon e  tjetri po e lëvdon shumë.

Të dyja janë të dëmshme edhe lëvdata e tepërt edhe kritika e tepërt, janë të dëmshme. Ato krijojnë një stres më shumë në punën e tyre të përditshme dhe ndikon minimalisht në objektivitetin e tyre.

Kjo trysni me apo pa të drejtë që krijohet ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve të posaçëm do të cedojë në krijimin e një procesit të rregullt ligjor dhe objektiv. Sa më shumë ta lëvdosh dikë dhe sa më shumë ta shash dikë aq më shumë do krijosh trysni në punën e tij”,-tha Eugen Beçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026