Hajdarmataj-Mullai: Nëse ka konsumuar 5 doza, ku futet te shpërndarësi a përdoruesi?

3 Shkurt 2024 | 21:52

Dy megaoperacionet “Tempull 1” dhe “Tempulli” janë kthyer në temë diskutimi mes të ftuarve në emisionin “Revieë” në Euronews Albania.

Ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj, i është drejtuar zëdhënësit të policisë Gentjan Mullai, duke e pyetur se si i dënojnë të arrestuarit.

Mullai theksoi se nuk është arrestuar asnjë përdorues droge. Hajdarmataj ka kundërshtuar duke thënë se një person që ka konsumuar 5 doza droge nuk mund të futet te përdoruesi por te shpërndarësi.

Pjesë nga biseda:

Hajdarmataj: Sipas logjikës tënde si avokat, në këta 860 persona, sa mendon se kanë me ngel në burg?

Arbër Hoxha: Nuk di ta them se sjam Instituti i Statistikave

Hajdarmataj: E ka nxjerrë Prokuroria masën. E ka përcaktuar shkallën e parë.

Mullai: Nuk është arrestuar asnjë përdorues

Hajdarmataj: Varet kur e konsideron përdorues, me një dozë apo me 5 doza. Ma përkufizo. Kur e ke bërë raportin e shërbimit, kur e ke kap me 5 doza, ku e ke fut te përdoruesi apo te shpërndarësi.

Mullai: Te shpërndarësi

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026