“Rajoni i Ballkanit, i brishtë”, Deliu: Rusia e angazhuar, përfiton nga…
Denis Deliu, deputet i PS tha këtë të diel në Euronews Albania “fuqizimi ushtarakisht, është problem për botën”. Duke komentuar zhvillimet e fundit, ai tha se situata në Rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë, pasi ka ende influencë të Rusisë.
Megjithatë ai shtoi se hyrja në NATO e shumë vendeve të rajonit, garanton më shumë qëndrueshmëri dhe paqe.
“Rajoni jonë është shumë i brishtë, kemi një shtrirje të influencës ruse në Serbi, ku për interesa të saj është më e angazhuar kohët e fundit.
Ajo po përfiton nga lufta në Ukrainë, nga konflikti Izrael-Palestinë. Ne kemi një favor apo anë të mirë në Shqipëri, sepse futja në NATO është politika më e mirë, është një garanci e padiskutueshme, është një paqe e vazhdueshme dhe bën që të ketë një vëmendje shumë më të madhe nga ana e shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jemi partnerë i denjë e i besueshëm i tyre, këtë e kemi treguar në të gjitha vendet ku ka pasur luftë. Kemi fat që Mali i Zi është në NATO, Maqedonia e Veriut, Kroacia, e së shpejti do kemi një anëtarësim të Suedisë, shpresojmë që edhe Kosova të anëtarësohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur