Fotoja e Jezu Krishtit si femër, teologu: Është blasfemi

5 Shkurt 2024 | 09:44

Teologu Miron Çako tha në “Good Morning Albanians” se posteri ku supozohet se është Jezu Krishti por në një forma më femërore  është një blasfemi.

Ai tha se nuk mjafton të vizatosh një burrë me mjekër e të thuash që ky është Krishti, sipas tij, ky krijim është krijimi i një mendje perverse.

“Nëse e shikojmë në këndvështrimin e artit, arti ka hapësira pa fund. Nëse ne shikojmë figurën e Krishtit si një figurë që i përcaktohet besimi, patjetër ne këtu jemi në kufijtë e blasfemisë.

Ky nuk është Krishti që është prezantuar te njerëzit dhe e besojnë ata që e besojnë, por për mua është një mendje perverse që na ka dhënë një Krisht me fytyrë të ndryshuar e të përçmuar.

Ka një ndryshim të madh mes një ikonografie dhe kësaj. Ikonografia është kulmi i artit. Krishti ka pasur një fytyrë mashkullore. Që të quhet Krisht nuk mjafton të jetë burrë me mjekër”,-tha teologu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024