Këshilltari i Kurtit i reagon zëdhënësit të BE: Po ngatërron kohën që jetojmë

5 Shkurt 2024 | 11:50

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i ka reaguar të dielën Peter Stanos, zëdhënësit të Bashkimit Evropian.

Stano duke përfaqësuar qëndrimin e BE-së, ka kundërshtuar veprimet e institucioneve të Kosovës për mbylljen e disa institucioneve të drejtuara nga Serbia në Kosovë. Sipas Stanos këto çështje duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“BE  është e shqetësuar për operacionet e Policisë Speciale në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia. BE-ja i kërkon edhe një herë Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.

Por Zulfaj ka thënë se Stano e ka ngatërruar kohën në të cilën jetojmë, si dhe për çfarë shërben dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE-ja.

“Le të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as se për çfarë është dialogu në Bruksel, Peter. Institucionet e drejtuara nga serbët ia mbathën me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar Zulfaj në platformën “X”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026