“Hedhin ministrat në kosh”- Murrizi: Ky është tubim, protestë bëjnë grekët e serbët
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është shprehur se në Shqipëri opozita nuk bën protesta, por tubime.
Komentet Murrizi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se protesta të vërteta janë atoqë bëjnë grekët kur djegin Athinën, ato që bëjnë serbët kur hyjnë në Kuvend, etj.
Ai tha gjithashtu se shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mos bëjnë gabimin që bënë në vitin 1945, kur u vendos diktatura komuniste.
“Kjo nuk është protestë, kjo është tubim. Protestë bëjnë grekët kur i vënë flakën Athinës, protestë bëjnë francëzët kur mbushin me mullarë byku Shën Elizenë. Protestë bëjnë rumunët që marrin deputetët i hedhin në kazan të plehrave.
Protestë bëjnë serbët që hyjnë në Kuvend, bëjnë amerikanët që u futën në Kapitol Hill. Ne bëjmë tubim, protesta me tubimin ndajnë shumë. Protesta është shfryrje mllefi ndaj arrogancës dhe hajdutllëkut.
Unë ftoj shqiptarët të ftjellohen dhe të mos bëjnë gabimin që bënë në 45-ën. Edhe librat e shenjtë, Kurani thotë, nga toka e keqe ik se do lësh kalamajtë pa bukë, ndërsa nga njeriu i keq mos ik por përballu. Po ike do të ndjekë gjithë kohën e keqja prapa si hije”, tha Murrizi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas