Bardhi i bashkohet protestës së opozitës: Deputetët shqyhen për të hyrë në Kuvend
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është bashkuar protestës së thirrur nga “Rithemelimi” dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Bardhi ka mbajtur edhe një fjalë jashtë ambienteve të Parlamentit, ku e ka cilësuar të pashpjegueshme mos-lejimin e deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në seancë plenare.
Bardhi ka thënë gjithashtu se do i bashkohet çdo proteste të thirrur kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Nuk ndodh në një vend të NATO-s që deputetët të shqyhen nga këmisha dhe kostumi për të hyrë në Parlament. Kjo shpjegohet vetëm në regjimin e Ramës. As garda e Republikës dhe as Policia nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Edi Ramës. Patjetër që i bashkohem çdo proteste kundër regjimit autoritar të Edi Ramës”, tha Bardhi.
Kujtojmë se seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione mes deputetëve të opozitës dhe anëtarëve të Gardës së Republikës.
Po ashtu tensione kishte edhe mes qytetarëve dhe Policisë, e cila ndodhej në ambientet e jashtme të Kuvendit, për mbarëvajtjen e protestës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë