Mbahet protesta e opozitës te Parlamenti, deputetët përplasen fizikisht me Gardën

5 Shkurt 2024 | 17:06

Ka nisur protesta e thirrur nga “Rithemelimi” jasht ambienteve të Parlamentit, teksa ditën e sotme është caktuar mbajtja e seancës plenare.

Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar, janë grumbulluar në mbështetje të kauzës opozitare.

“Nuk na trembni, nuk na pakësoni”- është një nga shkrimet në pankartat e qytetarëve pjesëmarrës në protestë.

Ndërkohë në hyrje të Kuvendit ka përplasje mes deputetëve të opozitës dhe anëtarëve të Gardës së Republikës, pasi disa ligjvënës nuk lejohen të hyjnë në Parlament, për shkak se janë përjashtuar.

Opozita ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit, me pretendimin se të drejtat e saj në Kuvend janë nëpërkëmbur nga mazhoranca.

Pas vendosjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, janë mbajtur disa tubime me përmasa të vogla nga ana e opozitës, kryesisht poshtë banesës së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026