“Shqipëria s’na jep krenari”- Robert Aliaj: Patriotizmi në Futboll është vulgaritet

6 Shkurt 2024 | 09:35

Artisti Robert Aliaj është shprehur se nuk duhet të jemi krenar që jemi shqiptar, por sipas tij, krenar duhet të jemi për atë se çfarë bëjmë ne për vendin.

Komentet Aliaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku e quajti vulgaritet dhe antivlerë tifozllëkun e shqiptarëve me simbole patriotike për ndeshjet e Futbollit.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria nuk na jep krenari, pasi sipas tij, krenar duhet të jesh për kontributin që jep për atdheun.

Ai shtoi se lindja në një vend të caktuar nuk është meritë, por rastësi.

“Po të shkoni në muze, po të lexoni dixhiturat, është donacion. Ne këtë kulturë nuk e kemi, që duhet ta kishim. Patriotin në Futboll e bëjnë njerëz që nuk kanë asnjë vlerë. Patriot me raste nevoje nuk është patriot. Patriot është ai njeri i mirë që çdo ditë bën diçka të mirë për komunitetin.

Ajo është antivlerë, është vulgaritet ky lloj qëndrimi gjoja nacionalistë. Ti je krenar për kontributin që jep në Shqipëri, jo për atë që vjedh nga Shqipëria.

Shqipëria asgjë nuk na jep neve, as krenari nuk na jep dot. Nuk mund të jesh krenar se ke fëmijë, të gjithë kanë fëmijë, edhe qentë e macet. Nuk ke ti meritë se je shqiptar apo amerikan, ti ke meritë se e bëre amerikën të jetë ajo që është”, tha Aliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024