Nikolla takon ambasadoren e OSBE, zbardhen diskutimet në lidhje me “Zgjedhoren”
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua këtë të martë me Ambasadoren në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory.
Nikolla në fjalën e saj vlerësoi bashkëpunimin e misionit të OSBE-së me Kuvendin e Shqipërisë, për mbështetjen dhe avancimin e reformave, përmirësimin e dialogut politik dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare.
Kryeparlamentarja dhe Ambasadorja Pasztory diskutuan mbi disa aspekte politike dhe teknike të avancimit të reformës zgjedhore.
Nikolla nënvizoi se u ka bërë thirrje grupeve parlamentare si edhe Komisionit për Reformën që në zbatim të rekomandimeve të Raportit të OSBE/ODIHR, të përshpejtojnë punën për paraqitjen e propozimeve në Kuvend.
Megjithë përpjekjet e një pjese të opozitës për të penguar funksionimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke e trajtuar atë si një çështje përfaqësimi dhe jo përmbajtjeje, Komisioni u mblodh, përcaktoi kalendarin dhe po vijon punën për paraqitjen e propozimeve në Kuvend brenda muajit mars.
Nikolla vuri gjithashtu në dukje qëllimin e Kuvendit për të miratuar reformën zgjedhore me sa më shumë konsensus që të jetë e mundur, por kjo kërkon mirëkuptimin e të gjitha palëve, sidomos të opozitës.
Ambasadorja Pasztory nënvizoi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së për të bashkëpunuar me Kuvendin për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR si edhe aspektet e tjera të reformës zgjedhore dhe theksoi se qëndrimet konstruktive, respektimi e zbatimi i procedurave janë kusht për hartimin dhe miratimin e reformës.
Kryeparlamentarja dhe Ambasadorja Pasztory disktuan edhe mbi disa aspekte të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së për modernizmin e shërbimeve parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut