“Shkrihet” grupi kriminal në Itali|24 në pranga, “koka” shqiptare me lidhje të forta

6 Shkurt 2024 | 13:30

24 persona në Itali kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ishin pjesë e dy organizatave kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainës dhe heroinës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, operacioni antidrogë ka nisur në mengjes nga policia financiare e Torinos dhe Shërbimi Qendror i Hetimit të Krimit të Organizuar (Scico) të Romës, i koordinuar nga Prokuroria, Drejtoria Antimafia e Rrethit Torino, pas një urdhëri të prokurorit përkatës.

Mësohet se të arrestuarit ishin shtetas italianë dhe shqiptarë. Sipas hetuesve grupi drejtohej nga një 58-vjeçar shqiptar, banues prej mbi 20 vitesh në zonën e Torinos, i cili kishte lidhje të forta dhe bazën e tij logjistike në kryeqytet dhe vepronte në bashkitë në zonën veriore të qytetit, me degëzime dhe lidhje në provincat e tjera piemonteze dhe rajonet e afërta.

Grupi, sipas hetuesve, kishte një rrjet të konsoliduar të furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës me njerëz të ngarkuar për blerjen, ruajtjen, përpunimin dhe tregtimin e mëvonshëm të substancës dhe një rrjet të gjerë klientësh në Piemonte, në provincat e Torinos, Asti dhe Cuneo, por edhe në Toskanë, në provincën Lucca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026