“Begaj më ka ftuar”- Pendarovski: Këtë verë shpresoj ta kaloj në bregdetin shqiptar

6 Shkurt 2024 | 14:20

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është shprehur se është ftuar nga homologu Bajram Begaj për të kaluar pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Komentet Pendarovski i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se shpreson që këtë verë ta kalojë në bregdetin e vendit tonë.

Po ashtu ai tha se kishte dëgjuar fjalët më të mira për plazhet e Shqipërisë nga kolegët dhe kushërinjtë e tij.

“Nuk e prisja që do të më shtronit një pyetje të tillë. Kam qenë disa herë në pjesën tuaj të bregdetit Adriatik, por vetëm në takime dhe samite me tematika të ndryshme politike. Për fat të keq asnjëherë nuk kam qenë për pushime dhe ndërkohë miku im z. Bajram Begaj më shtyn që të vij dhe të kaloj një pjesë të pushimeve në bregdetin shqiptar. Mendoj se ketë verë, pa garantuar, do doja ta shihja atë bregdet për të cilin miqtë, të afërmit, kolegët thonë vetëm fjalë të mira”, tha presidenti i RMV.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024