Mbajti mbyllur gruan me kamera, mjekja: Nëna me besim të verbër te Asqeri Mandri
Mjekja psikiatre Irena Thoma është shprehur se mendimet e dikujt mund të ndikojnë edhe te pjesëtarët e tjerë të familjes.
Komentet Thoma i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku komentoi rastin në Tiranë ku bashkëshortja akuzoi Asqeri Mandrin se e dhunonte dhe e mbante të mbyllur në shtëpi me kamera.
Ajo tha se nëna e Mandrit mund të ketë pasur besim të verbër te djali i saj, ose ka pasur konflikte të vazhdueshme me nusen, gjë që ka çuar që ajo të mbështesë atë kundrejt bashkëshortes.
“Mendimet e tij mund të ndikojnë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes dhe ne ksaj i themi psikozë e induktuar. Më të induktuar janë ata që kanë një besim të verbër te pjesëtari i familjes, ose ata që kanë nivel më të ulët inteligjence.
Në rastin konkret, frikërat e vjehrrës mund të lidhen me situata të caktuara stresante për shkak të konflikteve e mosmarrëveshjes që mund të kenë shfaqur në familje, problematika e djalit në marrëdhënie me gruan, gjendja e rënduar e psikologjike e djalit, etj.
Nuk është e thënë që të induktohet prikoza te të gjithë anëtarët e familjes. Në rastin e bashkëshortes, ajo mund të jetë në të njëjtin nivel intelektual dhe e bën dallimin që nuk ka lidhje me të vërtetën dhe realitetin dhe kërkon ndihmën”, tha Thoma.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni