Gazetarja: Vjehrra tha se nusja tradhtonte djalin ndaj i vuri kamera në shtëpi
Gazetarja Bleona Metushi ishte këtë të mërkurë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për rastin e publikuar ditën e djeshme, ku një grua në Kamzë mbahej e izoluar dhe dhunohej nga bashkëshorti i saj.
Ai madje kishte vendosur kamera në banesë për të mbajtur “nën kontroll” gruan e tij, për të cilën kishte dyshime se e tradhtonte.
Metushi tha nëna e Asqeri Mandrit ka deklaruar se djali i saj ishte shumë xheloz, gjë që mund të ketë sjellë në vendosjen e kamerave brenda banesës.
“Ata kishin afërsisht një dekadë të martuar, janë prindër të 4 fëmijëve edhe historiku i dhunës së shfaqur nga 34-vjeçari, mund të kenë qenë nga dyshimet që ai ka pasur për marrëdhënie jashtëmartesore.
Si ka rezultuar nga dëshmitë që janë marrë nga grupi hetimor, jo vetëm të bashkëshortes e cila ka bërë denoncimin, por edhe të nënës së 34-vjeçarit, ajo gjatë deklarimeve ka pretenduar se nuk ka pasur dhunë nga djali i saj ndaj nuses, por ajo pretendon se djali ishte xheloz, kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja e vendosjes së kamerave brenda banesës së tij”,-tha Metushi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit