Vendimi i DPSHTRR| Lulaj: Qytetarët do paguajnë 150 mijë lekë më shumë për patentat
Kreu i Shoqatës së Autoshkollave në Elbasan, Alim Lulaj, është shprehur se qytetarët do të paguajnë 150 mijë lekë më shumë për patentat.
Komentet Lulaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se ky vendim i DPSHTRR nuk është diskutuar me autoshkollat.
Ai tha se kjo rritje çmimi do të rëndojë mbi qytetarët dhe shtoi se shteti po i çon autoshkollat drejt falimentimit.
“Të garantoj që ditën e hënë nuk është zhvilluar provimi në testim. I kam firmat e 32 autoshkollave të Elbasanit që kanë marrë pjesë. Ai zotëria që përgjigjet në emër të drejtorisë së përgjithshme le të ulet me ne.
Mos të na thotë ne rimbursim, unë jam biznes i vogël. Është rritur tarifa 150 mijë lekë më shumë, do ia marrim qytetarit se unë nuk kam nga e nxjerrë. Kjo do rëndojë në kurriz të qytetarit, ata le të hidhen përpjetë.
Po e mbajmë me gjak këtë punë, falimentojmë sot apo falimentojmë nesër. Ça mbështetje nga shteti mo, shteti vetëm na rrjep. Shteti merr qytetarëve 370 mijë lekë për një patentë. Ju duhen lekë, janë ulur me laps dhe kanë thënë ku do i marrin. U kërkojmë të ulen me ne ku janë bazuar”, tha Lulaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet