“Jam i pafajshëm”- Kërkoi lirinë në Apel, gjykata lë në burg mjekun Dervish Hasi

7 Shkurt 2024 | 13:27

Gjykata e Apelit e Juridiksonit të Përgjithshëm ka lënë në burg mjekun Dervish Hasi. Hasi kërkoi zbutjen e masës së sigurisë me pretendimin se është i pafajshëm.

Mjeku akuzohet për pornografi dhe trafikim i të miturve.

Në apel, mjeku përfaqësohej nga avokati Ndue Pjetra, i cili deklaroi se për sa kohë ligji nuk i ndalon disa martesa atëherë nuk ka vepër penale.

“Për sa kohë s’ka ligj që i ndalon disa martesa s’ka vepër penale, kur të dalë ligji mund të kishte diskutim. Plus që video që pretendohet nuk është publikuar askund”, deklaroi avokati.

Në fjalën e tij përpara togave të zeza mjeku mohoi sërish akuzat, tha se ngjarja është e stisur dhe shtoi se po goditet nga dikush për shkak se ai është nga mjekët më të mirë në vend.

“Pas kësaj që më ka ndodhur mua fshihet dikush sepse unë jam një nga mjekët më të mirë”, tha mjeku.

Hasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur 16 vjeçare prej 2 vitesh ndërsa akuza e pornografisë është shtuar pas materialeve që janë gjetur në celularin e mjekut i cili është pezulluar menjëherë nga detyra në repartin e kardiologjisë në QSUT ndërsa ai ka punuar edhe në spitale të njohura private në kryeqytet.

Mjeku mësohet se bashkëjetonte me 3 gra edhe pse kishte vetëm një celebrim, marrdhënie prej të cilave kishte disa fëmijë, ndërsa të miturën e prezantonte si bashkëshorten e 4-të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026