Si funksiononte skema e mashtrimit me vizat amerikane, kush është i riu që e drejtoi
5 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi të aplikimeve me vizat amerikane.
Renato Nasto është i dyshuari kryesor i cili përmes Instagramit, ku kishte krijuar një faqe me emrin “Viza amerikane insider”, reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm.
Ai gjente klientët dhe pastaj niste procedurat për aplikimin e vizave.
Disa nga personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi kanë plotësuar formularët me të dhëna të rreme.
Personat e tjerë të arrestuar Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani, Xhemal Seseri dhe i shpalluri në kërkim, Eduart Gjinin kanë qenë aplikues për vizë amerikane të cilët përmes Renato Nastos kanë aplikuar duke falsifikuar të dhënat.
Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistë në konsullatë në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizisë. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës dhe pas përfundimit të saj në rast se merrnin vizën Renato Nasto merrte shumën prej 10 mijë eurosh.
Lidhur me këtë skemë mashtrimi, ka reaguar ambasada e SHBA në Tiranë ku iu bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor