Instituti helenik dhuron për BKSH 200 libra të periudhës bizantine
Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u përurua ekspozita “Koleksion i botimeve Bizantine”.
Instituti Helenik i Studimeve Bizantine dhe Post- Bizantine në Venecia dhuroi për bibliotekën tonë një koleksion të pasur botimesh kushtuar kësaj periudhës.
Çfarë rëndësi ka ky koleksion dhe çfarë përmban, këtë na e tregon bizantiologia e Institutit Helenik, Katerina Korre.
“Ky donacion ka një koleksion prej të paktën 200 libra, mbulon një gamë të gjerë historie bizantine nga evropa qendrore deri në Ballkan dhe Mesdheut Lindor. Temat e librave lidhen me jetën dhe bëmat e perandorisë bizantine dhe pas rënies në vitin 1453 nga osmanët.
Koleksioni dhurohet në aspektin e përfitimit të studiuesve dhe të rinjve shqiptarë, të interpretojnë dhe të njohin ndikimin bizantin në jetën e përditshme. Librat janë të disiplinave të ndryshme kryesisht histori, Filologji, studime humanitare, studime kulturore etj”-tha Katerina Korre, bizantologe në Institutin helenik.
Për Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, vetë biblioteka ka një koleksion shumë të pasur, surprizues që mund të themi se ka vepra europiane, Por çfarë vendi zënë librat që do ti shtohen.
“Shpresojmë të bëjmë një ekspozitë të madhe të koleksionit bizantin. Kemi si ambicie të bëjmë diçka, kjo e plotëson janë libra të rëndësishme.”
Librat do te jenë në dispozicion në qendrën Sotir Kolea, në një hapësirë të veçantë kushtuar studiuesve.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor