Balkan Talks | Zv.kryetari i LD Muhamed Zekiri: Opozita maqedonase bllokon çdo gjë në lidhje me të drejtat e shqiptarëve
Emisioni i sotëm në Balkan Talks në Euronews Albania ka në fokus realitetin politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zgjedhjet politike u zhvilluan në korrik dhe qeveria ka probleme politike edhe pse vetëm në gjashtë muaj që qeverisje. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike partisë në qeverisje Muhamed Zekiri flet për çështjet kryesore që kanë shqetësuar politikën në Maqedoninë e Veriut.
“Nga jashtë duket ashtu sikur kemi tensione në zhvillimet politike, shkëndijat janë të natyrshme për Balkanin, por nuk është asgjë serioze siç shihet nga jashtë,” – thotë nënkryetari i LD Zekiri.
Z.Zekiri për periudhën në të cilën ka qenë i bllokuara parlamenti ja vendos fajin opozitës.
“Kishte një periudhë që ishte i bllokuar por tani fillo. Duhet të kemi parasysh që jemi në kohë pandemie dhe opozita ka bllokuar zhvillimin e procesit online, kemi dhe ndonjë deputet pozitiv me covid që mungon dhe kështu kemi ngecje,” – tregon z.Zekiri.
Arsyeja e mocionit të besimit është zhvilluar nga qeveria për të treguar se spekulimet e opozitës nuk janë të vërteta.
“Këtë manovër e bëri që të ulen spekulimet e opozitës, që ata do kishin shumicë dhe do rrëzonin qeverinë. Ai e bëri për të shuar këto dilema në vend e për të treguar që shumica është stabël për të vazhduar mandatin. Ky ishte reagim ndaj opozitës që provokonte dhe i treguam opinionit nëse e kemi shumicën parlamentare,” – shprehet nënkryetari i Lidhjes Demokratike.
Z.Zekiri tregon në Balkan Talks për ligjin e shtetësisë i cili ka shkaktuar shumë debate në politikën e Maqedonisë së Veriut.
“Ky është probleme shumëvjeçare dhe opozita shqiptare po e përdor edhe këtë çështje. Ne duam të bisedojmë dhe ta zgjidhim këtë gjë. Partnerët e koalicionit duan ta zgjidhin këtë dhe duan të gjejnë formën e duhur për harmonizim të mendimeve dhe të zgjidhim këtë problem që kanë qytetarët,” – rrëfen Muhamed Zekiri.
Sipas z.Zekiri është opozita maqedonase që bllokon çdo gjë që ka lidhje me shqiptarët, pasi kanë një mendësi të vjetër.
“VMRO bllokon çdo gjë në lidhje me të drejtat e shqiptarëve dhe s’kemi asgjë të përbashkët me ta. Interesi jonë është të ulemi dhe ta zgjidhim këtë me liderët e opozitës shqiptare e të bëjmë një ligj që të jetë i pranueshëm për të gjitha palët. Këtë periudhë nuk kanë funksionuar bisedimet me opozitën në parlament dhe prandaj jemi në këtë gjendje,” – tregon për Balkan Talks në Euronews Albania z.Zekiri.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin