Spahiu: S’ka rëndësi çfarë tha në OKB Albini, por pse ishte kundër Perëndimi
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania përplasjen në OKB mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç lidhur me vendimin për dinarin.
Sipas Spahiut, me retorikë dhe fjalim Kurti ka fituar në raport me Vuçiç, por kjo është e parëndësishme përballë faktit që SHBA dhe BE ishin kundër tij në vendimin për heqjen nga qarkullimi të parasë serbe.
“Fjalimi i Kurtit ishte ekselent, por nuk është i mjaftueshëm se nuk fitohet në OKB nëse flet bukur Albinin por nëse flet bukur Uashingtoni, Londra, Berlini, Parisi. Por këta ishin kundër Kurtit dhe deklaruan se vendimi për heqjen e dinarit duhet të pezullohet dhe u rreshtuan krah Serbisë. Është një lloj papjekurie nga ana e Albin Kurtit që sjell zhgënjim te Perëndimi, që mendojnë se shqiptarët kanë nota të theksuara mosmirënjohjeje”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk