Spitalla park fotovoltaik, mbyllet ankandi, kontratën e fiton kompania franceze Voltalia

25 Mars 2021 | 13:33

Finalizohet ankandi për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës. Në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë hapur ofertat e dy kompanive të fundit në garë, ku fituese u shpall francezja, Voltalia me çmimin më të ulët.

Parku fotovoltaik i Spitallës do të ndërtohet nga kompania francezë Voltalia. Kjo kompani ka bërë ofertën më të ulët ekonomike në 29.89 euro për megavat, përkundrejt ofertës tjetër të konsorciumit kinez, Universal Energy dhe HOGN electrical group me 46 euro. 

Ky park me energji diellore do të prodhojë 100 megavat, ku 70 megavat do të blihet nga shteti dhe 30 megavat mund të shiten në treg të lirë nga private, ndërsa interes për të marrë pjesë në garë fillimisht shprehën 20 kompani të huaja.

Parku i Spitallës do të ndërtohet në periferi të Durrësit me një sipërfaqe 120 hektar, ndërkohë që Voltalia është e njëjta kompani që po administron edhe parkun me energji diellore të Karavastasë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026