“Shqipëria bëhet” dorëzon në kuvend draftin për ndryshimet në kodin zgjedhor
Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ depozitoi këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë në pikat që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe sistemin elektoral.
Projektligji u adresohet 140 deputetëve të Republikës së Shqipërisë, me propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, thuhet në një njoftim për shtyp të kësaj lëvizjeje.
E drejta e votës, konkretisht e drejta për të zgjedhur, është një nga të drejtat themelore politike që gëzon individi dhe ajo duhet të ketë të njëjtën peshë në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Avokati Ervis Çela tha se në rast se ky propozim nuk do të merret parasysh, do të procedohet me mbledhjen e 20.000 firmave për ta sjellë si iniciativë qytetare.
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka kërkuar më herët edhe votën e emigrantëve, por për këtë çështje ditën e djeshme kryeministri Rama u shpreh se mungesa e një data baze të emigrantëve shqiptarë në botë, e pengon votën e diasporës.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush