Flet daja i 27-vjeçares: Jam i tronditur, të hidhesh nga kati i 4-t për atë person

12 Shkurt 2024 | 13:56

Daja i Sibela Abedini, 27-vjeçares në Kamëz, e cila i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt, akuzoi Altin Çokun si personin që e detyroi mbesën të vetëvritej.

Në një intervistë të dhënë për mediat, daja tha se nuk kishte asnjë informacion për lidhjen e mbesës me 39-vjeçarin.

Ai shtoi se 27-vjeçarja ishte e martuar dhe thekson se nuk ka pasur probleme me bashkëshortin, përveçëse disa debateve të vogla familjare.

“Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39 vjecarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur kemi luajtur. Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare.

Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është. Nuk di çfarë të them”, ka thene ai.

Daja zbuloi dhe bisedën e fundit që pati në kafe me 27-vjeçaren ditën e enjte.

“Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë. Vetëm thjesht  me tha: O dajë do iki prapë në Kosove. I kam thënë mirë, shko.

Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje. Të hidhesh nga kati i katërt për atë plehrë jam i tronditur ”, tha daja i te ndjerës.

Sibela Abedini kreu vetëvrasje pasi në rrjetin social Tik Tok u shpërnda një foto intime me 39-vjeçarin. Ndërkohë që policia arrestoi këtë të fundit si personin që shpërndau foton.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026