49.000 thirrje në urgjencën kombëtare/ Brataj: Mesatarisht 347 vizita në ditë

12 Shkurt 2024 | 16:05

Më shumë se 49 mijë thirrje  për ndihmë mjekësorë janë drejtuar në Urgjencën Kombëtare që prej 1 janarit. Ekipet e urgjencës kanë realizuar rreth 15 mijë vizita në banesë.

Drejtuesi i kësaj qendre Skënder Brataj në një intervistë për Euronews Albania thotë se një pjesë e mirë e thirrjeve janë si pasojë e shqetësimeve të shkaktuara nga situata gripale.

 “347 vizita është mesatarja e vizitave në banesë, që do të thotë që ka prezencë të sëmundjeve infektive dhe gripale”, Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare.

Por cilat janë shqetësimet që detyrojnë pacientët të kërkojnë ndihmën e urgjencës.

“Temperatura, kolla, dhimbjet, kur të dhemb çdo pjesë e trupit”,- Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare.

Sa i takon situatës epidemiologjike, referuar thirrjeve në Urgjencën Kombëtare, Brataj thotë se shifrat janë të njëjta me një vit më parë.

Aktualisht në vendin tonë numërohen rreth 16 mijë persona në javë që paraqiten tek mjeku si pasojë e prekjes nga gripit. Sipas epidemiologëve kurba e infektimeve është në rënie, ndërsa më të prekur mbeten fëmijët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026