Aksion i policisë në Vlorë, sekuestrohet një arsenal i madh armësh dhe eksploziv
Policia ka sekuestruar një arsenal armësh gjatë një operacioni në qytetin e Vlorës, Ato janë gjetur në një dyqan në këtë qytet, ndërsa aksioni vazhdon.
Mes armëve të gjetura ka automatik Ak-47 dhe pistoleta. Mes provave të sekuestruara janë targa mjetesh, granata dhe eksploziv.
Armatimi i sekuestruar do t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale në qytetin bregdetar.
Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash të përdorura. Euronews, solli dhe pamjet e para nga vendngjarja ku dallohen dallohen ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat.
Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes këtë të hënë, 12 shkurt.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga. Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen ’10 korriku’, ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës