AC/DC rikthehen në Evropë, grupi australian gati për turneun e parë pas 8 vitesh
Grupi australian AC/DC ka njoftuar një turne të ri evropian. Është e para e tyre për tetë vjet dhe do të shfaqë dy anëtarë të rinj në formacion.
Grupi australian AC/DC ka njoftuar një turne të ri evropian. Është e para e tyre për tetë vjet dhe do të shfaqë dy anëtarë të rinj në formacion.
Turneu POWER UP do të fillojë në Gjermani më 17 maj dhe do të kalojë nëpër Evropë me data në Itali, Spanjë, Holandë, Austri, Zvicër, Angli, Sllovaki dhe Francë, përpara se të përfundojë në Dublin më 17 gusht.
Është hera e parë që rokerët e ‘Highway to Hell’ kanë turne në Evropë që nga viti 2016 dhe mundësia e parë e tyre për teperformuar albumin e tyre të vitit 2020 ‘Power Up’.
Turneu perkon me 50-vjetorin e grupit, pasi vëllezërit australianë Malcolm dhe Angus Young formuan grupin në fund të vitit 1973 me koncertin e tyre të parë zyrtar në natën e Vitit të Ri te atij viti.
Vëllai themelues Malcolm vdiq në vitin 2017, ndërsa Angus ishte ende në krye të grupit së bashku me vokalistin kryesor, Brian Johnson për një kohë të gjatë.
Formacioni i grupit ka ndryshuar përsëri që nga hera e fundit që AC/DC perfomuan në Evropë. Bateristi Phil Rudd iu bashkua grupit në vitin 2020 për të regjistruar albumin më të fundit, megjithatë ai është tërhequr nga turneu, dhe do te zevendesohet nga Matt Laug.
Gjithashtu basisti Cliff Williams, i cili u kthye në grup për albumin e ri pas largimit në 2016, nuk do të jetë në turne. Në vend të Williams do te jete ish-basisti i Jane’s Addiction, Chris Chaney.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq