“Kuazimondo në burg, vajza nën dhe”, Sokol Bregu: Ligji e dënon vetëm me gjobë…

13 Shkurt 2024 | 22:07

Gazetari Sokol Bregu tha në “Now me Erla Mëhillin” se Altin Çoku i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes së Sibela Abedinit mund të dënohet vetëm me gjobë.

Ai tha se problemi në Shqipëri qëndron te ligjet të cilat sipas tij duhet të ashpërsohen.

“Unë kam një shqetësim. Mua nuk më shqetëson as historia e vetëvrasjes së vajzës dhe as historia e këtij Kuazimondos, që është futur. Në këtë moment ky është në burg dhe vazja është nën dhe. Mua më shqetëson e ardhmja. E ardhmja është që ne duhet të rrisim historinë e dënimit. Nuk është e ardhmja që ne duhet të tregojmë vetëm historinë.

Unë dua të them një gjë, ne jemi në një proces ku parlamenti po mblidhet për të ndryshuar kodin penal për të gjithë ata që nuk kuptojnë se ligji e rregullon shoqërinë, unë po them se ne nuk duhet të bëjmë një dënim për shantazhuesin.

Ligji i shkaktimit të vetëvrasjes thotë, duhet ta kesh familjar, duhet të jesh sistematik në dhunën që ke ushtruar. Ne e kemi arrestuar personin në fjalë vetëm me dhunën popullore. Unë jam dakord që ai të shkojë, por me ligj ai do ishte jashtë. Këtu është vetëm presioni shoqëror”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:34 | 22/06/2026

Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar në një lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, nga sheshi para Kryeministrisë se grupi koordinues ka ndërmarrë, sipas...
21:20 | 22/06/2026